Në kuadër të projektit klimatik “CityTree”, sot në Tetovë do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Biznes-aksion me përgjegjësi shoqërore për klimën” në organizim të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup dhe Qendrës për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor “Eko-ndërgjegje”. Në konferemcë do të mbajnë fjalim zëvendës-ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih.