Shkup, 20 shtator – Të dhënat e fundit tregojnë se gjysma e kompanive nuk kanë interes për të drejtat e punëtorëve. Kjo u tha në konferencën për biznes dhe të drejtat e njeriut, ku u theksua nevoja për krijimin e një klime sa më të volitshme për të drejtat e njeriut.
“Ekzistojnë angazhime deklarative për parimet etike në punë që përfshijnë kujdesin për punonjësit, mjedisin dhe komunitetet në të cilat ata veprojnë, por në praktikë nuk kemi ndonjë qasje strategjike. Nuk ka mekanizma konkretë se cila është procedura që nëse një punonjës ose një konsumatori i shkelet e drejta, cila është procedura që do të zbatojë ndërmarrja apo ku do ta adresojë këtë çështje dhe në fund a do të ketë ndonjë kompensim nëse ajo e drejtë shkelet”,- tha drejtoresha ekzekutive në Shoqatën “Konect”, Nikica Kusinikova.
“Gjithnjë e më shumë kompanitë e mëdha po luftojnë për punonjës më kualitativë dhe në atë mënyrë stimulohen që sa më shumë të respektohen të drejtat e njeriut në kompanitë e tyre. Kur kompanitë i respektojë të drejtat e njeriut, ato rriten më lehtë, ne jetojmë në një shoqëri më të mirë dhe kështu ndërtojmë potencialin për t’u zhvilluar dhe qëndruar në vendin tonë, sepse potenciali njerëzor është më i rëndësishëm për zhvillimin”,- theksoi ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska.
Vetëm 28% e bizneseve në vend bëjnë analiza thelbësore për pasojat e biznesit të tyre të cilat mund t’i kenë nga mosrespektimi i të drejtave të njeriut, ndërsa protokoll të definuar për zgjidhjen e problemeve të të punësuarve kanë vetëm 10% e kompanive.