Shkup, 14 prill – Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, në përbërjen e të cilit janë edhe zëvendësanëtarët e Komisionit, Vlladanka Aviroviq dhe Emil Dimitriev, si dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Miki Millkovski, do të marrë pjesë në Mbledhjen e 15-të të Konferencës së komisioneve parlamentare për çështje/integrime evropiane të vendeve pjesëmarrëse të Procesit për Stabilizim dhe Asocim të EJL-së (KOSAP), që do të mbahet prej 14 deri më 16 prill 2019 në Beograd, Republika e Serbisë, njofton KOHA.
Në Konferencë do të bëhet fjalë për rëndësinë e bashkëpunimit interparlamentar dhe rajonal për përshpejtimin e reformave në procesin e integrimit në BE, si dhe për bashkëpunimin e parlamentit me shoqërinë civile në procesin e integrimit evropian. (koha.mk)