Në organizim të Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit “Cirili e Metodi” – Shkup, sot do të mbahet konferencë me temë “Arkivi i të dhënave nga shkencat shoqërore në Republikën e Maqedonisë”.
Qëllimi i projektit është të vendosë infrastrukturë të qëndrueshme për ruajtjen dhe përdorimin sekondar të të dhënave nga hulumtimi në shkencat shoqërore në vendet nga rajoni, ndërkaq është koordinuar nga Qendra zvicerane për ekspertizë në shkencat shoqërore (FORS) pranë Universitetit në Lozanë. Sipas organizuesve, kjo është konferenca e parë e llojit të këtillë në Maqedoni. ndërkaq paraqet aktivitet përfundues të projektit ndërkombëtar Servise të të dhënave nga shkencat shoqërore në Evropën Juglindore-SEEDS, financuar nga Fondacioni nacional zviceran për hulumtim.