Konferencë dhe punëtori ndërkombëtare prej sot e deri më 9 shkurt do të mbahen në Shkup në organizim të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike dhe në bashkëpunim me Organizatën botërore meteorologjike dhe USAID. Konferenca dhe punëtoria janë në kuadër të projektit ndërkombëtar “Përforcimi i sistemit për paralajmërim të hershëm të fatkeqësive kohore dhe hidrologjike në rajonin e Evropës Juglindore”.
Në konferencë është paralajmëruar prania e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov. drejtorit të DPHM-së, Oliver Romevski, si dhe të përfaqësuesve nga Organizata botërore meteorologjike dhe organizata të tjera evropiane nga fusha e meteorologjisë dhe hidrologjisë. Gjatë viteve të kaluara, EJL, siç është cekur në kumtesën nga DPHM, është përballur me numër të konsiderueshëm të dukurive meteorologjike dhe hidrologjike të cilat shkaktuan sasi të mëdha të reshjeve, që çoi deri tek dukuria e vërshimeve, rrëshqitjes së dheut, thatësirave dhe zjarreve malore, periudhave të vazhduara të motit të ftohtë, valëve të nxehta, stuhive të fuqishme dhe breshërit. Këto dukuri të rrezikshme patën ndikim të madh në rajon, përfshirë edhe viktima në njerëz, dëme të pronave dhe infrastrukturës dhe e prishën funksionimin e sektorëve kyç.
Me qëllim që të mundësohet përballje më e mirë me vërshimet, rrëshqitjen e dheut, thatësirës dhe valëve të nxehta të cilat shpesh e godasinrajonin e EJL-së, siç informojnë nga DPHM, do të vendoset sistem i ri tejkufitar për paralajmërim të hershëm dhe njoftim për më tepër dukuri të rrezishme. Sistemi do të paraqesë platformë të përbashkët në të cilën meteorologët nga vende të ndryshme mund të punojnë së bashku në identifikimin e dukurive të rrezikshme potenciale dhe ndikimin e tyre,posaçërisht kur të njejtat i prekin disa vende.
Ky projekt është vazhdim për zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve në parashikimet meteorologjike dhe hidrologjike dhe dhënien e paralajmërimeve lidhur me ngjarjet ekstreme, si dhe zbatimin e një protokolli të përbashkët gjithpërfshirës për paralajmërim/alarmim në dhe nga rëndësia thelbësore për shërbimet nacionale hidrometeorologjike nag EJL. Projekti “Sistem për paralajmërim dhe njoftim të hershëm për disa dukuri të rrezikshme në EJL”, është financuar nga USAID dhe Zyra e SHBA-së për ndihmë gjatë fatkeqësive në vende të huaja, ndërsa e zbatojnë Organizata botërore meteorologjike me mbështetje nga Instituti meteorlogjik finlandez.