Konferencë ndërkombëtare e titulluar si “Arsim cilësor për rritje, rezultate dhe ardhmëri më të mirë” do të fillojë sot në Shkup, ndërsa do të zgjasë deri të mërkurën. Konferencën do ta hapin kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesi i UNICEF-it Benxhamin Perks. Qëllimi i konferencës treditore është që të hapet debat publik për atë se si më mirë të përshpejtohet reforma e sistemit arsimor dhe se si të përmirësohet cilësia e arsimit që të zvogëlohet jazi midis vendit dhe sistemeve të suksesshme arsimore.
Në konferencë do të marrin pjesë rreth 500 pjesëmarrës të cilët do të kenë mundësi që zë dëgjojnë ekspertë arsimor ndërkombëtarë, liderë me renome dhe luftëtarë për cilësi, barazi dhe efikasitetet të sistemeve arsimore. Ata do t’i transmetojnë informatat më të reja udhëheqëse për ardhmërinë e programeve arsimore, ndërtimi i karakterit përmes arsimit, arsimit në fëmijëri të hershme dhe arsimit inkluziv, si dhe për inovacionet mësimore.
Në ditën e parë të konferencës, ekspertët ndërkombëtarë prof. Majkëll Uoters nga Universitetit në Vulverhempton, Britania e Madhe dhe ish-drejtori për program mësimor dhe prof. Xhejms Artur nga Universitetit në Birmingen, Britania e Madhe, do të mbajnë prezantime hyrëse për të dhënat udhëheqëse globale për atë se si çdo nxënës ta japë më të mirën nga vetja dhe se si të rinjtë në shkollë të ndërtojnë karakter dhe vlera.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska do ta hapë sesionin për perspektivat dhe sfidat e ndryshme në sigurimin e arsimit cilësor në të cilin Kristian Aedo, udhëheqës për arsim në Bankën Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore dhe Elizabet Fordam, këshilltare e lartë për marrëdhënie globale për arsim dhe mjeshtëri nga OECD do të transmetojnë dituri globale për faktorët kyç për përmirësim të mësimit dhe përfitimit të mjeshtërive.
Ekspertë nga Sllovenia, Kroacia, Shqipëria dhe Serbia, vende të cilat me sukses punojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit do të transmetojnë përvoja praktike nga rajoni. Duke e pranuar ndikimin që arsimi parashkollor e ka ndaj gatishmërisë për në shkollë dhe suksesit në shkollim, gjatë ditës së dytë, nën udhëheqje të ministres së Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, eksperti botëror prof. Anxhelika Ponguta nga Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit në Jejl do t’i transmetojnë të dhënat më të reja për zhvillimin e hershëm të fëmijëve si bazë për zhvillimin e njeriut.
ky sesion është me rëndësi kritike duke pasur parasysh shkallën momentale të përfshirjes në arsim parashkollor nga 40 për qind në krahasim me targetin e BE-së nga 95 për qind. Gjatë ditës së dytë të konferencës do të mbahen dy panel diskutime. Panel diskutimi i parë do të fokusohet në arsimin cilësor inkluziv me qëllim që të diskutohet për mënyrat për përmirësim të qasjes dhe arritjeve të fëmijëve me pengesë në arsimin e rregullt.
Momentalisht vetëm një nga katër fëmijë në botë ndjek arsim fillor (28 për qind) dhe vetëm 4,7 për qind nga fëmijët me pengesë ndjekin arsim parashkollor. Panel diskutimi i dytë do të hapë debat për atë se si të shfrytëzohen të dhënat e pasura qasëse nga vlerësimet ndërkombëtare, siç është rangimi i programit për vlerësim ndërkombëtar të nxënësve (PISA), ku vendi ynë është ranguar në numrin 67 nga 70 vende.
Paralelisht me konferencën e hakathonit dyditor do të përfshihen ekipe nga ekspertë dhe të rinj që të theksohen sfera të reja inovtive me të cilët do të përmirësohet cilësia dhe inkluziviteti i arsimit. Ekipet do të prezantojnë ide dhe zgjidhje inovative në ditën e fundit të konferencës si sfidë e paradigmave arsimore tradicionale dhe do të prezantojnë mundësi të reja teknologjike dhe praktika inovative për lëvizje të arsimit modern përpara. Ngjarja është organizuar nën udhëheqje të Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale së bashku me UNICEF-in.