Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë sot në Shkup e organizon Konferencën e gjashtë ndërkombëtare hulumtuese të quajtur “Bankaria qendrore në kushte të pasigurisë globale të vazhduar”: Leksionet më të reja derisa kërkohet ‘normalja e re'”.
Këtë vit risi është ajo që konferenca organizohet në kuadër të ngjarjes së përbashkët me Shkollën londineze për ekonomi dhe konferenca e tyre “Kohezioni social në vendet e Evropës Juglindore”. Konferenca hulumtuese e BPRM-së organizohet tradicionalisht me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë monetare të Republikën së Maqedonisë.
Me rastin e jubileut 25-vjeçar në fillim të konferencës do të mbahet panel-diskutim kushtuar procesit të tranzicionit në rajon, në të cilën marrin pjesë përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare financiare, institucione akademike dhe banka qendrore. Pritet që në panel-diskutim të marrë pjesë edhe drejtori i sektorit për Evropë në FMN Pol Tomsen, i cili ka qenë edhe shefi i parë i misionit të FMN-së në Maqedoni. Në konferencë do të prezantohen punimet hulumtuese të përfaqësuesve nga bankat qendrore dhe institucionet akademik nga rajoni.