Në organizim të Asociacionit të shoqatave të inxhinierëve-institutit të inxhinierëve të Maqedonisë dhe “EVN Maqedoni” sot në Shkup do të mbahet konferencë “Gratë në energjetikë”, e para e këtij lloji në rajon. Qëllimi është të ngrihet vetëdija për rëndësinë e balancës gjinore në sektorin e energjetikës dhe të identifikohen strategji përkatëse dhe programe të cilat do të ndihmojnë për ndarjen e njohurive dhe përvojave me liderët, të punësuarit dhe profesionistët e sektorit energjetik. Gjithashtu konferenca do të ndihmojë për ndarjen e njohurive dhe bashkëpunimit në ndërtimin e lidhjeve dhe zhvillimit të rrjeteve profesionale.
Në konferencë fjalim do të mbajnë Shtefan Peter – kryetar i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni, Mikaela Shvajcer-Blhum nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni, Xhozef Mezlo – themelues i Rudis grup internacional, Kler Novak – konsultant në sferën e resurseve njerëzore dhe lidershipit, Diana Gutierez nga UNDP dhe Kristina Spasevska, profesoreshë në FETI-Shkup.