Shkup, 25 tetor – Konferenca me temë “Femicidet – vrasja e grave sepse ato janë gra” do të mbahet sot në organizimin e Rrjetit Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.Folës kryesor në konferencë do të jetë Shalva Veil, profesoreshë në Universitetin Hebraik në Jerusalem dhe hulumtuese dhe zëdhënëse e njohur në temat dhuna mbi gratë dhe vrasja e grave – femicide.Ajo angazhohet femicidet të trajtohen si fakt sociologjik, i cili duhet t’i kushtohet vëmendje e mjaftueshme dhe të tejkalohen sfidat në hulumtimet e tyre. Krahas profesoreshës Veil, në konferencë do të flasin faktorë nga institucionet shtetërore dhe sektori joqeveritar që merren me tematikën e dhunës kundër grave dhe vrasjeve të grave.