Shkup, 1 nëntor – Në hotelin “Holidej In” në Shkup sonte është hapur Konferenca e parë rajonale për rrjetëzimin e diasporës maqedonase, në organizim të Agjencisë për emigracion, transmeton gazeta KOHA.
Në hapjen morën pjesë ministri në Qeverinë e Republikën e Maqedonisë së Veriut i obliguar për diasporën Edmon Ademi, drejtori i Agjencisë për emigracion Nikolla Shalvarinov, deputetja në Parlamentin rumun e cila e përfaqëson pakicën maqedonase Marijana Venera Popesku, sekretari i parë i Ambasadës së Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut, Ivana Sikmanoviq, këshilltari për punë të brendshme pranë Ambasadës së Turqisë në vendin tonë, koloneli Haldun Ersin Unal, si dhe një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave të emigrantëve maqedonas dhe të pakicave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministri Ademi dhe drejtori i Agjencisë, Shalvarinov në fjalimet e tyre para mysafirëve të pranishëm theksuan se Konferenca e parë rajonale për rrjetëzim të diasporës maqedonase ka për qëllim të krijojë bashkëpunim dhe thellim të bashkëpunimit aktual mes diasporës maqedonase dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të nxitet bashkëpunimi i përbashkët reciprok me vendet ku jeton diaspora maqedonase.
Gjithashtu, u theksua edhe se gjatë konferencës do të prezantohet edhe Plani i veprimit i Strategjisë kombëtare për bashkëpunim me diasporën, si dhe mundësitë për studim dhe praktikë në vend përmes Erasmus programin, promovim të turizmit maqedonas dhe plasman të prodhimeve maqedonase.
Në dy ditët e ardhshme përfaqësuesit e shoqatave të organizatave të emigracionit nga Maqedonia e Veriut në Rumani, Turqi, Serbi, Kroaci, Mal të Zi, BeH dhe Slloveni, së bashku me përfaqësuesit e pakicave në shtetin tonë do të ketë mundësi të diskutojnë në tema nga interesi i përbashkët, nga të cilët do të rrjedhin konkludime.(koha.mk)