Tiranë, 27 nëntor – Nevojitet bashkëpunim më i madh rajonal mes mediave, përmes mediave të zvogëlohet distanca mes të rinjve, të ndërpritet migrimi i të rinjve, dhe të afrohen më shumë, janë disa nga rekomandimet nga konferenca rajonale “Mundësitë e reja për bashkëpunim rajonal” të agjencive informative kombëtare nga Ballkani Perëndimor, që mbahet në Tiranë, në organizim të Zyres rajonale për bashkëpuim me të rinjtë (RYCO) dhe Fridrih Ebert – Shqipëri.
Qëllim i konferencës, e cila mbahet me moton “A better region starts with youth” dhe ku marrin pjesë përfaqësues nga MIA, ATSH, Tanjugu, SRNA, FENA, EVB dhe DV është të krijohen dhe të gjenden mundësi të reja që agjencitë e lajmeve të bashkëpunojnë në nivel rajonal dhe të gjenden mënyra dhe forma që të zvogëlohen këto tendenca dhe të vendosen praktika të reja.
Sekretari i ri i RYCO-s, Xhuro Blanusha në fjalimin e tij tha se janë shqetësuese trendet negative në bashkëpunimin rajonal nga vitet e kaluara dhe për këtë shkak, tha se një nga detyrat më të mëdha është të bëhen lëvizje pozitive në vendet e Ballkanit Perëndimor që të tejkalohen paragjykimet.
“Për shembull, dy nga tre të rinjë në Serbi kanë mendim negativ për shqiptarët dhe anasjelltas. Po ashtu shumë të rinj dëshirojnë ta braktisin rajonin, Në Shqipëri përqindja është alarmante, madje 72 për qind nga të rinjtë dëshirojnë të largohen nga vendi. Kjo nuk mund të zgjidhet gjatë natës, por duhet të ketë qasje strategjike”, tha Blanusha.
“Konferenca e sotme ka për qëllim që të ndërtohet bashkëpunimi mes mediave, ata të informojnë për storje të suksesshme dhe të ofrojnë obsione më të mira që RYCO ta kryejë misionin e vet më së miri. Kjo është iniciativë shumë e mirë për bashkëpunim të mediave nga rajoni, që t’i stimulojnë të rinjtë të përfshihen në aktivitetet e RYCO-s”, tha Ani Ruci, korrespodent nga Shqipëria për Dojçe Vele.
RYCO është organizatë ndërqeveritare, e cila e promovon bashkëpunimin tejkufitar dhe meskulturor në gjashtë shtete nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Maqedonia, BeH, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.