Fushatën zgjedhore sot e fillojmë nga lagjjja Ostrovo në komunën e Aerodromit. Në programin për katër vitet e ardhshme planifikojmë rikonstruim të plotë të rrugës “23 Oktomvri” (ish Vlladimir Komarov), deklaroi sot Ivica Konevski, kandidat për kryetar në komunën e Aerodromit nga VMRO-DPMNE.
Sipas tij, vendosja e semaforëve në afërsi të drejtpërdrejtë të shkollës “Braqa Milladinovci” është me qëllim që fëmijët të jenë të sigurt në këtë pjesë të komunës. Si pjesë e programit për katër vitet e ardhshme ai theksoi se vendosja e sipërfaqeve të gjelbra, vendosja e sistemeve automatik për ujitje, që do të mundësojë, siç tha, lagjja Ostrovo do jetë vend për jetesë për banorët e saj.