Shkup, 9 shkurt – Ivica Konevski, i cili është këshilltar i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në intervistën e dhënë për TV24, ka dërguar porisi se udhëheqësia e partisë duhet të japë dorëheqje nëse humbë në zgjedhjet presidenciale, transmeton gazeta Koha.
Konevski nuk pret që për shkak të qëndrimeve të tij të ndryshme të përjashtohet nga partia, siç ishte rasti me një pjesë të bashkëpartiakëve të tij, por se duhet të ketë bashkim brendapartiak. (koha.mk)