Shkup, 23 nëntor – 33 vjeçarja nga Kondova dje ka paraqitur një rast dhune në polici, se burri saj e ka sulmuar fizikisht dhe e ka lënduar atë. MPB kumton se në orën 19 e 39 MS (33) ka thënë se rreth orës 14 në shtëpinë e saj në Kondovë nga ana e burrit të saj SA (36) është sulmuar fizikisht, i cili e ka tërhequr zhvarë për flokë duke e grushtuar në kokë dhe trup. Më pas burri e ka marr djalin e tyre 8 vjeç dhe ka dalë nga shtëpia, pas çka e sulmuara është alivanosur ndërsa dy fëmijët më të rritur të tyre kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët dhe kanë thirrur ndihmën e shpejtë. Ajo është dërguar në Spitalin e Qytetit 8 Shtatori ku i është dhënë ndihma mjekësore.