Shkup, 2 prill – Shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Kozara” në komunën Qendër nesër nga ora 8:30 deri në orën 14:30 do të mbesin pa energji elektrike.
Nga ora 10:30 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e disa pjesëve të rrugëve “Ganço Haxhipanzov” dhe “Karaorman” në komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 13:00 një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Kondovë.
Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e minierës Radusha, një pjesë e fshatit Kondovë, karaulla Çashka, fshati Graçan, lagjja e vikendit Vele Pole, një pjesë e fshatit Kuçkovë dhe shtëpitë e vikendit në fshatin Kuçkovë.
Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat të qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen është furnizimi me energji elektrike është kryerja e punëve teknike në rrjetin elektrik distributiv nga ana e ekipeve të SHA “EVN Maqedoni”.