Geoffrey Kondogbia nuk dëshiron të largohet nga Interi. Mesfushori i Interit, Geoffrey Kondogbia, ka mohuar se mund të rikthehet në Ligue 1, duke thënë se është lojtar i Zi Kaltërve dhe se dëshiron të mbetet në Milano, transmeton Gazeta Express. “Nuk është prioriteti im momentalisht”, tha fillimisht Kondogbia për “Canal Plus” kur u pyet për një rikthim të mundshëm në Ligue 1. “Përderisa flas, jam lojtar i Interit dhe dua të qëndroj”, shtoi Kondogbia. “Marseille? Asgjë nuk është e vërtet, asnjëherë nuk kam qenë në kontakte me Marseille. Nuk e di nga ka ardhur kjo. Siç e thash më parë, nuk jam i interesuar të kthehem në Ligue 1”, tha mes tjerash Kondogbia për “Canal Plus”.