Vjenë, 1 janar – Koncerti i Vitit të Ri i Filarmonisë së Vjenës sot e shënon 80 vjetorin e tij.
Edicioni i parë i kësaj ngjarjeje të muzikës botërore u mbajt më 31 dhjetor të vitit 1939 nën dirigjim të shkopit të Klemens Kraus. Pas koncertit të dytë të mbajtur në vitin 1941, data zyrtare u bë 1 janari.
Gjashtëdhjetë vjet kanë kaluar që nga transmetimi i parë televiziv i këtij spektakli muzikor, i cili ishte më 1 janar të vitit 1959 nën dirigjim të Vili Boskovskit.
Edhe pse tradicionalisht koncerti i Vitit të Ri vjenez është i lidhur me muzikën e familjes Shtraus, megjithatë, në programin e tij nuk janë vetëm veprat e Johan, Josef dhe Eduard Shtraus. Në njërën nga sallat më prestigjioze të muzikës “Muzikferajn”, e cila është shtëpi e Filarmonisë të Vjenës, në skenën e zbukuruar me lule,ekzekutohen vepra nga Jozef Lahner, Emil Ualdtoifel, Karl Mihael Cirer, Jozef Helmsberger, Jozef Hajdn, Volfgang Amadeus Mocart dhe Rihard Vagner.
Koncertin vjenez të Vitit të Ri sot e ndjekin mbi 50 milionë shikues dhe radio dëgjues.