Orkestra e Filarmonisë së Kosovës, nesër do të interpretojë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Programi i koncertit të radhës do të ndahet në dy pjesë dhe do të sjellë në skenë solistët Sihana Badivuku dhe Blerim Grubi.
Koncerti artistik i Filarmoninë e Kosovës, përmbyll festivalin e muzikës kamertale “KamerFest”.
Pjesë e programit është edhe “Zogu i zjarrtë” e Igor Stranvinskit, që konsiderohet si një vepër me kërkesa të larta interpretative.
Drejtori i Filarmonisë së Kosovës e ka konsideruar të veçantë programin e këtij koncerti.
Koncerti përmbyllës i edicionit të njëzet të “KamerFestit” do të shënojë edhe 30-vjetorin e karrierës së violinistit Blerim Grubi.
“Nesër do të interpretojë me studentët e mi”, ka thënë ai.