Shkup, 15 shtator – Në bërthamën e vjetër të qytetit, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, prej sot e deri më 17 shtator do të mbahet manifestimi tradicional “Tingujt e Çarshisë”, qëllimi i të cilit, tashmë disa vite, është ta jetësojë Çarshinë përmes koncerteve nga të gjitha zhanret, interpretimet folklorike, poezisë, ekspozitave figurative dhe prezantimit të zejeve të vjetra.
“Tingujt e Çarshisë” është manifestim multimedial dhe multikultiror, I cili këtë vit mbahet për të 15-tën herë, me idenë të përkujtojë traditën e harruar, të jetësojë disa hapësira jo mjaft të vizituara të Shkupit dhe të kontribuojë në emancipimin e mjediseve të pandërtuara kulturore. Kjo kontribuon në aktivitetet e vazhdueshme të Çarshisë së vjetër të Shkupit dhe Qendrës kulturore-informuese – Shkup për rijetësim të Çarshisë së Vjetër të Shkupit” theksojnë organizuesit dhe potencojnë se ngjarjet do të realizohen në pajtim me protokollet aktuale dhe masat për organizim të ngjarjeve, thonë nga Qendra kulturore-informuese – Shkup.
Për edicionin e 15-të është paralajmëruar program I pasur dhe I llojllojshëm me ekspozita figurative, koncerte, shfaqje, filma, letërsi në disa lokacione të Çarshisë.
Manifestimi fillon sonte në orën 20:00 në “Kurshumli Han” me disa ngjarje prej të cilave qendror është koncerti I “Tre tenorëve”, trio që e përbëjnë: Josif Gjipali, Kastrio Tusha dhe Mustaf Imeri. Interpreton edhe Orkestra e TBM-së. Mbrëmjen e njejtë do të mbahet edhe koncerti gala I titulluar “Mbrëmja e këngëve lirike”, si dhe ekspozita ndërkombëtre “Art simpozium – Struga”.
Nesër aktivitetet fillojnë në orën 12:00 me ngjarjet: “Muzikantët e rrugës”, “Dy flauta”, concert solo dhe kitarë dhe concert I kuartetit harkor. Nga ora 16:00 do të mbahen manifestimet letrare “Secila kalldërmë me rrëfimin e vet” dhe “Perla poetike” dhe concert dhe promovim I CD-së. Duke filluar nga ora 19:00 në sheshin Skënderbeu concert do të mbajnë: Amar, Leonora Poloska dhe bendi, Laura Kërliu dhe Shpend Latifi dhe Bendi, ATA Bend, Valon Suma dhe Bendi.
Siç informojnë nga Qendra kulturore-informuese – Shkup, më 17 shtator në orën 21:00 në lokalitetin nën Kala do të ketë projeksion në ambient të hapur të filmit “Një rrëfim nga Prishtina” në regji të Burbuqe Berishës, me çka përfundon manifestimi I sivjetmë “Tingujt e Çarshisë”.
“Qëllimi I projektit është prezantimi I arteve të ndryshme tradicionale, traditave dhe kulturave në Maqedoni. Me një fjalë, ky është afrim dhe njohje më e mirë mes etnikumeve në vend, do të thotë afrim I qytetarëve përmes kulturës”, thonë organizuesit.
Festivali është hapi I parë që Qyteti I Shkupit e bëri në vitin 2006, si nismë për jetësim të çÇarshisë. Orari I ndryshuar dhe ndalesa për lëvizje të automjeteve nëpër rrugët e parshisë, ndërkaq, kontribuuan që ajo të bëhet vend më frekuentues në qytet në të cilin vijnë të argëtohemn qytetarë nga të gjitha nacionalitetet. Gjatë viteve të shkuara në “Tingujt e Çarshisë” morën pjesë shumë këngëtarë të njohur, artiste, valltarë, animatorë, grupe të njohura, maqedonase, shqiptare, turke, rome, në frymën e idesë së manifestimit, të jetë multikulturor. QKI-Shkup, përveç artistëve të njohur, u jep mundësi edhe debituesve, të cilët mu këtu, në këtë venmd, në këtë manifestim e filluan karrierën e tyre.