Shkup, 12 janar 2018 Opera dhe Baleti i Maqedonisë sonte dhe në dy ditët e ardhshme do ta mbajë koncertin tradicional për Vitin e Ri të Vjetër, i titulluar “Simply dhe Best”, me rok dhe pop-hite prej viteve 1980 dhe 1990.
Fillimisht OBM i paralajmëroi dy koncerte por për shkak të interesimit të madh prej publikut, e caktoi edhe koncertin e tretë të dielën për festën kushtuar Shën Vasilit.
Në koncert për dy orë e gjysmë drejtpërdrejt do të performojë orkestra dhe kori i Operës dhe Baletit të Maqedonisë, nën dirigjimin e Bisera Çadllovska.
“Publiku do të ketë mundësi të shijojë përzgjedhjen e hiteve më të mira pop dhe rok prej viteve të 80-ta dhe të 90-ta me orkestrime të plota simfonike, të cilat do t’i performojnë yjet e famshme të estradës së Maqedonisë si dhe solistë operistik”, kumtoi OBM.