Orkestra e Filarmonisë sonte do të mbajë koncert të titulluar “Azno”, me të cilin do të shënojë 78 vjetorin e formimit të institucionit. Në koncertin e përvjetorit, si solist do të interpretojë Kiril Trusov, një prej violinistëve më të mirë në skenën botërore të muzikës dhe interpretuesja nga vendi, Gordana Josifova Nedellkovska.
Dirigjent i koncertit është mjeshtri Borjan Canev ndërsa në program do të jenë vepra nga Johan Sebastian Bah, Maks Bruh dhe Petar Iliç Çajkovski.
I mbështetur dhe udhëhequr nga violinisti dhe dirigjenti i famshëm Jehudi Menjuhin, Kiril Trusov sot konsiderohet si një nga violinistët kryesorë në botë të gjeneratës së tij. Publiku ndërkombëtar interpretimin e tij e përshkruan si “impresionues, elegant, me teknikë të virtuoze dhe ndjenjë të jashtëzakonshme dhe ndjeshmëri muzikore për ta nxjerrë bukurinë e fshehur të veprave të cilat i interpreton”. Kiril Trusov është mysafir i rregullt në skenat prestigjioze të botës dhe në festivalet më të njohura botërore.