Prishtinë, 15 nëntor – Blerim Grubi në violë, Sihana Badivuku në violinë dhe dirigjenti maestro Gregory Charette ndërsa të shoqëruar nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës – do të realizojnë koncertin e radhës nesër (e shtunë) Në pallatin e Rinisë, në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
Ky koncert do të shënojë 30 vjetorin e karrierës së violinistit Blerim Grubi dhe organizohet në bashkëpunim me Festivalin “Kosova Kamer Fest”, i cili njëherësh po shënon edicionin e tij të 20-të. Koncerti do të fillojë në ora 20. (koha.mk)