Koncert i Shoqatës së xhaz-muzikantëve dhe artistëve të rinj

Shkup, 12 dhjetor  – Shoqata e xhaz-muzikantëve dhe artistëve të lirë (SHXHM) nga Shkupi sonte në orën 20:00 në Filarmoninë e Maqedonisë do të mbajë koncert xhazi para Vitit të Ri, të titulluar “Baby It’s Cold Outside”.

Koncerti do të përbëhet nga dy pjesë dhe do ta udhëheqë dirigjenti Xhijan Emin. Pjesa e parë, me  titull “Charlie Parker With Strings”, do të realizohet në bashkëpunim mes seksionit ritmik të SHXHM-së Big bendin dhe seksionin harkor të Filarmonisë së Maqedonisë dhe solistin në alto-saksofon Kiril Kuzmanov. SHXHM kumtoi se ky program do të interpretohet premierë në koncert dedikuar publikut më të gjerë.

“Bëhet fjalë për ekzekutim të albumit kompilues të njërit nga xhaz-saksofonistëve dhe kompozitorëve më të njohur të të gjitha kohëve, Çarli Parker, i cili është shpallur si më i shituri dhe është shpërblyer me Çmimin Gremi në vitin 1988”, informon SHXHM.

Pjesa e dytë është interpretim koncertal i SHXHM-së Big bend orkestrës ku do të interpretojnë edhe solistët vokal, Xhon Ilija Apellgren dhe Maria Dimitrieviq. Në pjesën e dytë të koncertit do të interpretohen vepra nga emrat më të njohur nga sfera e xhaz-muzikës.