Ohër, 26 korrik – Programi i festivalit “Vera e Ohrit” vazhdon me përmbajtje nga pjesa muzikore, me koncertin e sontëm të artistes greke në kitarë Elena Papandreu.
Papandreu ka performuar në më shumë se 40 vende në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, ndërsa një ndër artistët e programit “Yjet e reja” e Asociacionit të sallave të koncertit në Evropë fiton mundësinë të performojë edhe në sallat më prestigjioze të koncerteve në Evropë? “Muzikferajn” në Vjenë,. Filarmoninë në Këln, “Simfoni holl” në Birmingem dhe në sallën e koncertit në Athinë. Ka performuar edhe në sallën e koncertit “Çajkovski” në Moskë dhe sallën “Mbretëresha Elzabet” në Londër. Në vitin 1998 debutoi në “Karnegi holl” në Nju-Juork.
Bashkëpunon me muzicientë të njohur mes të cilëve kitaristët: Oskar Gila, Alirio Diaz, Ronald Dajens, Nikita Koshkin, Evangelos Budunis. violinistin Leonidas Kavakos dhe violonçelistin Leonid Gorohov. Koncerti do të mbahet në kishën “Shën Sofia” me fillim në terminin standard në orën 21. (koha.mk)