Koncert i artisteve shqiptare Jonela Golemi dhe Merita Rexha Tërshana në “Verën e Ohrit”

Ohër, 5 gusht – Programi muzikor i festivalit “Vera e Ohrit” vazhdon sonte me koncertin në kishën “Shën Sofja” të artisteve shqiptare Jonela Golemi në flaut dhe Merita Rexha Tërshana në piano.

Jonela Golemi ka diplomuar në drejtimin për flaut në Universitetin në Tiranë, pas çka në vitin 1997 shkon për studime në Paris ku në Konservatorium punon nën mentorimin e P.I. Arto, pas çka vijonin studimet në Ekol Normal “A. Korto” dhe studime katërvjeçare në konservatoriumin kombëtar rajonal “Sen Mor de Fose” te profesor P.Legor ku merr medaljen e artë dhe diplomën e studimeve për flaut, muzikë kamertale dhe pedagogji. Është fituese e shumë mirënjohjeve dhe shpërblimeve, fituese e parë e garës “N.Zoraki” dhe është shpallur si artiste e vitit 2018 në ndarjen e çmimeve “Kult” pasi tri vite me radhë ishte nominuar për këtë çmim.

Është anëtare e orkestrës “Flautet franceze” ku i luan të gjitha instrumentet e familjes së flauteve (pikol0, alt, bas, oktabas) dhe në të cilin merr pjesë krahas flautistëve të dëshmuar lartë franceze. Si soliste performon me Orkestrën Simfonike në Radion shqiptare nën   dirigjimin e J.Barbulushit, E. Koco, E: Krantja, K.Morbo, G.Frata, N.Vixhaja, etj. Performancat e qojnë në Francë, Itali, Britani të Madhe, Gjermani, Kinë. Flaut e parë është në orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar dhe është mysafir – profesori i flautës në Universitetin e Tiranës.

Kur bëhet fjalë për Merita Rexha Tërshana, atë kritika, publiku dhe mediet e vlerësojnë si një nga artistet më aktive në territorin shqiptar, e cila ndërton karrierë të mbushur me arritje të reja. Është fituese e një numri të madh të shpërblimeve kombëtare si – Interpretuese e vitit në festivalin shqiptar për muzikë bashkëkohore në vitin 1996, Interpretuese e vitit dhe fituese e Çmimit Kult në vitin 2010 dhe 2016. E lindur në Tiranë, Merita Rexha Tërshana diplomoi në Universitetin e Arteve në Tiranë në klasën e profesoreshës Margarita Kristidi, ndërsa përsoset në studimet post diplomike dhe të kurseve të maestrove te Paul Badura – Skoda dhe Tip Engel. Tërshana punon në Universitetin e Tiranës që nga viti 1994. Si soliste ajo interpreton me shumë orkestra. Shpesh është e ftuar që të performojë në festivale të njohura në Shqipëri dhe Evropë. Për momentin ajo ligjëron pianon si profesoreshë inordinare në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Koncerti fillon në ora 21.