Qëllimi përfundimtar është një shoqëri e vërtetë civile në të cilën askush nuk do të ndjehet si qiraxhi, dhe Maqedoninë e Veriut do ta shohë atdheun e tij dhe mundësinë për prosperitet personal. Dhe të mos harrojmë se ne po japim një sinjal pozitiv për aleatët tanë euro-atlantikë dhe kontribuojmë në stabilizimin e rajonit. Në këtë drejtim, unë mendoj se intensifikimi i realizimit të Korridorit 8 do të ndihmojë shumë në lidhjen e vendit tonë me Shqipërinë dhe Bullgarinë
Nga Armend NUHIU
Ne shqiptarët jemi element konsitutiv i shtetit bashkëkohor të Maqedonisë së Veriut. Dhe si të tillë, është koha që të vendosim për të gjitha çështjet në vend. Jo vetëm për „çështjet shqiptare“, por për të gjitha çështjet e shtetit. Të çlirzuara nga elitat e kriminalizuara, shqiptarët mund të jenë elementi më konstruktiv për etablimin e drejtësisë dhe ligjit në shtet. Në këtë mënyrë, do të tregojmë më së mirë se jemi qytetarë që drejtpërdrejtë e ndihmojnë shtetësinë. Patriotizmin etno-nacionalist ta zëvendësojmë me Konceptin për Maqedoni i cili promovohet nga ana e aktivistëve të rinj dhe progresiv nga Maqedonia e Veriut, është platforma e vetme politike e cila promovon se shqiptarët janë garancia më e fuqishme e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut nga politika proruse e pushteti aktual të Serbisë dhe garantë më të mëdhenj të pavarësisë së saj. Kjo ishte më se e mjaftueshme të mbështes personalisht dhe profesionalisht Konceptin për Maqedoni“.
Promovimi i idesë së re të një kombi politik, në të cilin secili prej nesh është njësoj maqedonas, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo politike, është një derë revolucionare dhe e hapur për të ardhmen e barazisë së vërtetë, reale për të gjithë ne që jetojmë këtu në Maqedoni. Ne shqiptarët e pamë kërcënimin dhe përpjekjen e denacionalizimit në konceptin etnocentrik që na ofrohej deri më tani. Ky është momenti i parë kur maqedonasit pranojnë të jenë shqiptarë aq sa ne dhe anasjelltas, shqiptarët të jenë maqedonas sa ata. Koncepti i një populli dhe pakicash më pak të rëndësishme, avokatët e të cilit ishin pak a shumë të LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së, është zhdukur prej kohësh. Oferta do të jetë një komb, një komb modern evropian. Ofertë që është plotësisht e pranueshme për secilin nga ne. Ky program politik është një libër i hapur në të cilin mund të shkruajmë më të mirën nga ne edhe në gjuhën shqipe. Të propozojmë projektet dhe idetë më të mira për zhvillimin e të gjithë vendit. T’ua ofrojmë ato qytetarëve, dhe vendimi i tyre është i tyre. Për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sepse koncepti qytetar është i vetmi që tejkalon stereotipet nga Ballkani. Varfërinë e ndajnë edhe shqiptarët edhe maqedonasit. Të punojmë vëllazërisht dhe të jetojmë mirë së bashku.
Koncepti për Maqedoni hap rrugën për evropianizimin e plotë të shoqërisë sonë. Duke parë mbrapa, ne mund të kujtojmë në kujtimet e familjes sonë për bashkëpunimin e fortë me revolucionarët maqedonas, të luftës së përbashkët për liri dhe drejtësi njerëzore. A duhet të përkujtojmë Pitu Gulin, një shqiptar nga babai, për Kryengritjen e përbashkët të Ohrit-Dibrës, ose të Protokolleve të Tiranës të vitit 1921. Le ta përdorim të kaluarën për të hapur të ardhmen. E ardhmja e qytetarëve të lirë dhe të pasur.
Të gjitha këto na japin shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, të drejtën e plotë për të hyrë me guxim me sugjerime dhe aktivizëm, në mënyrë që idetë tona të jenë pjesë e idesë, nga programi “Koncepti i Maqedonisë”, të cilin unë e shoh si bazë solide për fillimin e një procesi të ri të lojës së ndershme, në konkurrencë me rregulla të qarta dhe harta të hapura për evropianizimin tonë. Në proces, natyrisht, dy etnitë më të mëdha duhet të luanin një rol kryesor, duke mos harruar bashkësitë më të vogla etnike. Më të mëdhenjtë kanë detyrimin të ofrojnë hapësirë për të ardhmen e begatë të më të vegjëlve. Duke vepruar kështu, ne do të kundërshtojmë qendrat e jashtme që kanë përdorur shoqërinë tonë etnike dhe nxitur konflikte, me qëllimin përfundimtar të parandalojmë anëtarësimin tonë në NATO dhe BE.
Qëllimi përfundimtar është një shoqëri e vërtetë civile në të cilën askush nuk do të ndjehet si qiraxhi, dhe Maqedoninë e Veriut do ta shohë atdheun e tij dhe mundësinë për prosperitet personal. Dhe të mos harrojmë se ne po japim një sinjal pozitiv për aleatët tanë euro-atlantikë dhe kontribuojmë në stabilizimin e rajonit. Në këtë drejtim, unë mendoj se intensifikimi i realizimit të Korridorit 8 do të ndihmojë shumë në lidhjen e vendit tonë me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Për mua, ky korridor nuk është vetëm një lidhje infrastrukturore, por edhe një lidhje ekonomike dhe kulturore. Kjo do të shtojë më tej procesin e objektivizimit të historisë, e cila është pjesë e “konceptit për Maqedoni” të propozuar, i cili gjithashtu do të çojë në të vërtetën për bashkëpunimin midis dy grupeve kryesore etnike në vendin tonë dhe i cili do të jetë baza për zhvillimin e qëndrueshëm shtetëror të Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)