Shkup, 13 prill – Ky bashkëpunim sipas kryeministrit Zaev ka filluar që nga fillimi i punës i kësaj iniciative në vitin 2011 së bashku me sektorin joqeveritar dhe sektorin e biznesit, ndërsa vendi për këto 10 vite ka shënuar vetëm përfitime nga ky proces.
Sipas tij, janë krijuar 4 plane aksionare dhe është në rrugë të mbarë për t’u hartuar edhe plani i pestë i cili duhet të përfshijë periudhën 2021-2023. Sipas Zaevit, me këto plane të veprimit janë ndërmarrë rreth 50 masa të cilat shfaqin punën transparente të Qeverisë.
“Qeveria ka arritur që përmes konceptit të transparencës dhe llogaridhënies t’i ofrojë institucionet tek qytetarët dhe të njëjtit janë involvuar në krijimin e politikave të kësaj qeverie. Kjo politikbërje ka trasuar vendin tonë nga një shtet i okupuar në një shtet që ka shënuar progresin më të madh në Ballkan. Ne jemi të interesuar për reforma dhe institucionet të jenë në shërbim të qytetarëve. Për qëllim të politikave transparente kemi krijuar edhe portalin për të dhënat e hapura, ku institucionet i publikojnë informacionet të cilat janë në interes te mediave, qytetarëve dhe biznesit.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut mbajti fjalim edhe drejtori i përgjithshëm i partneritetit të qeverisjes së hapur nga zyra në Nju Jork, Sanxhaj Pradhan.
“RMV ka qenë një ndër shtetet e para që i është bashkangjitur OVP-së dhe qëllimi i kësaj është siç ka thënë edhe themeluesi i saj, Obama, që qeveritë të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbimin e tyre. RMV tani ka kohë të hartojë planin e saj të pestë dyvjeçar aksionar dhe këtu keni mundësi të bëni përparim në tre pjesë edhe atë në: Ndërtimin e besimit tek qytetarët, kyçjen në krijimin e politikave në grupet e margjinalizuara dhe luftën kundër korrupsionit.”,- tha Sangjej Pradan nga “Partneriteti i Qeverisë së Hapur”.
Platforma “Partneriteti i Qeverisë së Hapur” apo OVP u themelua nga ish presidenti amerikan Obama në vitin 2011, e cila ka për qëllim përzgjedhjen e qeverive më të mira, të cilat janë në shërbim të popullit.
Në kuadër të kësaj platforme janë kyçur 78 qeveri dhe mijëra OJQ. Sipas kësaj platforme, besimi i popullatës në të gjithë botën ka shënuar rënie më të madhe në historinë e saj, apo plotë 57 për qind të popullatës në glob, kanë pohuar se qeveritë e tyre nuk janë në shërbim të popullit.