Lamborghini kishte dizajnuar një koncept të një modeli minivan të cilin e prezantoi në vitin 1988, por u harrua. Ky furgon i vogël ishte dizajnuar si një veturë familjare e zakonshme por me dyer që hapen nga lartë, tipike e Lamborghinit. Emri i tij i plotë ishte Bertone Genesis ndërsa ishte prezantuar në panairin e veturave në vitin 1988. Kjo veturë e ‘çuditshme’ kishte motorin V12 që prodhonte 455 kuajfuqi, rrotat e pasme aktive e marsh me tre shpejtësi automatike ndërsa peshonte 1,800 kilogramë.