Shkup, 10 maj – Firma kroate “Konçar”pas një pauze të gjatë po kthehet në tregun e Maqedonisë. Në Maqedoni në të kaluarën në shumë objekte dhe në transport ka sendërtuar shumë objekte të saj, tashmë merr pjesë në shumë tendere të publikuara, ndërsa mori inkurajim të përfshihet edhe në tendere që do të vijojnë në të ardhmen në sektorin energjetik.
“‘Konçar’-in e ndjejmë si firmën tonë. Kemi shumë pajisje të sendërtuara nga ata në Republikën e Maqedonisë. Më dhjetë vitet e fundit nuk ishte shumë i pranishëm në Maqedoni dhe konsiderojmë se takimi i sotëm në Shkup do të jetë bazë për rritjen e bashkëpunimit, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjueshev në prezantimin e sotëm të “Konçar-it.
Angjushev potencoi se beson në bashkëpunimin rajonal dhe theksoi se fillimisht të gjithë duhet të bashkëpunojmë në rajon, ndërsa pastaj me të gjithë botën, sepse, siç tha, ne në rajon i dimë nevojat tona të cilat nuk kanë ndodhur tani, por ekzistojnë nga më përpara.
“Ne në rajon e njohim mentalitetin tonë, kuptohemi, nuk keni barriera gjuhësore dhe mendoj se këto janë përparësi që ky bashkëpunim të jetë më i madh dhe më i suksesshëm”, tha Angjushev.
Kryetari i Këshillit Drejtues i “Konçar”-it Darinko Bago theksoi se qëllimi i kthimit të tij në Maqedoni nuk është vetëm që të shesin prodhime, por të vijnë dhe të gjejnë partnerë.
“Kemi punuar në Manastir dhe në Shkup, një sërë termocentralesh dhe lokomotiva janë prodhimi i ‘Konçar’-it”, tha Bago dhe shtoi se tani firma ka qarkullim mbi 400 milionë euro dhe se mbi 60 për qind është eksport.
Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishiq pret se bashkëpunimi do të jetë i suksesshëm, duke theksuar se Qeveria e re në Maqedoni është e përkushtuar në ekonomi de se sigurisht “Konçar”-i do të ketë çfarë të tregojë dhe të ofrojë.