Shkup, 28 nëntor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës bien në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Strazhë e cila për momentin nuk qëndron mbi tokë. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 150 metra ka në Stracin.
Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjas deri më 15 mars të vitit 2018.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.