Komuniteti i biznesit me shkrim deri MBPEU dhe Angjushev kërkon pezullim të subvencionimit të shkallëzuar

Oda ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikuese (MASIT), Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) kanë dërguar shkresë zyrtare deri te Ministria e Bujqësisë me të cilën kërkojnë të nxisin diskutim dhe zgjidhje të problemit që i prekin ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga biznes-sektori bujqësor.

Pezullimi i sistemi të shkallëzuar të subvencionimit në bujqësi, ndryshimi i Ligjit për material të farave dhe mbjellës, si dhe përmirësim i konkurrencës së prodhimtarisë bujqësore të Maqedonisë, janë tre problemet e identifikuara, për të cilat në shkresë ofrojnë edhe propozim-zgjidhje.

Kopje nga shkresa, siç informojnë është dorëzuar edhe deri te Kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev.

“Bëjmë thirrje në dialog konstruktiv për krijim të përbashkët të të gjitha politikave, që e prekin bashkësinë e biznesit që të evitohen dëmet e pariparueshme ndaj ekonomisë së Maqedonisë nga vendimet ligjore, në të cilat nuk janë marrë parasysh të gjitha faktorët relevantë”, qëndron në shkresë.