Shkup, 15 janar – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, në disa vende më të larta me mbetje të borës nëpër rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Në mbarë republikën por frynë erë e fuqishme veriore. Për shkak temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitje e ngricës.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.