Shkup, 17 nëntor- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa. Prej pardje, 15 nëntor, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjas deri më 15 mars të vitit 2018.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.