Komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë po zhvillohet vende-vende në rrugë të lagështa, informojnë sot në mëngjes nga LAMM. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.