Shkup, 18 shtator – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit, informojnë nga LAMM, në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.
Në vendkalimet kufitare, nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë është i hapur për komunikacion deri më 01.10.2022 për automjete me peshë të përgjithshme deri 3,5 tonë.