Shkup, 28 shkurt – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pangesa nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër lugina, lugina të lumenjve dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Dellçevë.