Shkup, 13 janar – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa me mbetje të borës në rrugë, pas intervenimeve të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë.
Për shkaqe parandaluese është vendosur ndalesë për komunikacion për automjete të rënda transportuese në aksin Dibër – Strugë, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Në disa akse të caktuara rrugore nëpër të cilat kalojnë qafa malore janë të mundshme shembje më të vogla.
NP Rrugët e Maqedonisë apelon për vozitje të kujdesshme dhe dhe adaptimin e shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.
Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë vazhdimisht janë në terren dhe imbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.