Shkup, 28 shkurt – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet vende vende në rrugë të lagështa, ndërsa borë bie në Kriva Pallankë, Stracin, Krushevë dhe grykat malore Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, informon NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Në disa akse rrugore të cilët kalojnë përgjatë grykave është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.
NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Ekipet kujdestare të “Rrugëve të Maqedonisë” janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha kushtet e kalueshme.
Për shkak të reshjeve të borës paradite nga ora 15:50 në aksin rrugor Gostivar-Strazhë është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese, kumtoi paraprakisht Lidhja Automote e Maqedonisë.
Në orën 15, ishte vendosur ndalesë për kamionë edhe në rrugën Mavrovë-Dibër.
Moti i keq i shoqëruar me erë të përforcuar, shi dhe përkohësisht me borë, që e kaploi sot pasdite rajonin e Dibrës, Rekës dhe Zhupës shkaktoi rrëshqitje të vogla të dheut në akset rrugore në këtë rajon, për çka nga dega e Dibrës “Rrugëve të Maqedonisë” rekomandojnë vozitje shumë të kujdesshme, veçanërisht në grykën e lumit Radikë.(koha.mk)