Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Në drejtimin rrugor Tetovë-Kodër e Diellit ka reshje të borës dhe dukshmëri të zvogëluar prej 10-20 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës së dendur, në grykën malore Gjavatë dukshmëria është 50-100 metra, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Nëpër gryka malore është e mundur dukuria më e shpeshtë e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Dmeir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes Rreth rrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjeve të dheut, të cilat janë pastruar, por për shkaqe preventive komunikacioni megjithatë po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Në vetë vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizim adekuat rrugor.
Obligimi ligjir për posedim të obliguar të pajisjes dimërore në autoimjete zgjatë deri më 15 mars 2017. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.