Shkup, 23 qershor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Rruga R2332 Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçnik (lidhje me R1307 Doganën – lidhje me A3 dhe R1301 – Tërpejcën), nga 02.05.2020 deri në 15.11.2020 është e hapur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve me masë të përgjithshme deri në 3,5 tonë.