Shkup, 24 janar – Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata, ndërsa rrugë të lagështa ka në vendet më të larta malore dhe vendet që janë nën hije.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.