Tetovë, 29 maj – Komunat rurale në Tetovë, sërish përballen me mungesë të mjeteve për bartje të mbeturinave në Drislla – Shkup ose deponinë rajonale Rusino.
Mbeturina gjithnjë e më shumë mbahet në qendrat e improvizuara për akumulim të mbeturinave, të cilat janë të shpërndara përmes Luginës së Pollogut, e të cilat gjithashtu ndikojnë mbi ndotjen e ajrit në, këto ditë të nxehta.
“Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të përqindjes së pagesës nga ana e qytetarëve, deklaroi për MIA-s kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.
Ai shton se shpëtimi i vetëm për bartje të mbeturinave është ndihma, që pritet të arrijë nga Ministria e Mjedisit Jetësor, e cila ka ndarë mjete për pastrimin e komunave nga mbeturinat e akumuluara dhe deponitë e egra.
Problem me bartjen e mbeturinave ka edhe Komuna Bogovinë. Edhe atje për shkak të përqindjes së ulët të pagesës nuk kanë mundësi t’i sjellin rregullisht mbeturinat dhe ta deponojnë në Rusino apo Drislla.
Komuna e Bogovinës kërkon urgjentisht nga Qeveria t’u ndihmojë komunave më të vogla sepse ditët e nxehta që vijnë do ta problematizojnë edhe më tepër këtë problem.
Ndryshe, rajoni i Pollogut njihet për numrin e madh të deponive përmes fushave të Pollogut, por edhe për rritjen e numrit të tyre.