Shkup, 31 tetor – Komunat në rajonin planor të Shkupit vitin e kaluar kanë arritur 273 marrëveshje më shumë në krahasim me vitin 2017. Prej tyre, 27 marrëveshje në vlerë të përgjithshme prej 778 mijë euro janë arritur pa shpallje publike, ndërsa 254 procedura janë pjesërisht ose tërësisht të anuluara.
Sipas hulumtimit të Shoqatës së gazetarëve ekonomikë (SHGE), në vitin 2018 komunat e Rajonit planor të Shkupit kanë arritur gjithsej 1.082 marrëveshje për furnizime publike në vlerë të përgjithshme prej 38,4 milionë euro. Vlera e përgjithshme e 273 marrëveshjeve arrin 3,41 milionë euro.
Rezultatet nga hulumtimi janë marrë nga të dhënat e 17 komunave nga Rajoni planor i Shkupit dhe Qyteti i Shkupit. Këto janë madje 21 për qind e furnizimeve, ose çdo procedurë e katërt. Për shkak të mospasjes së një oferte të përshtatshme, janë anuluar 18.3 për qind e numrit të përgjithshëm të procedurave të anuluara për vitin 2018. Kjo tregon se nuk është përkushtuar kujdes i mjaftueshëm gjatë analizës së tregut dhe përgatitjes së dokumentacionit të tenderit, theksoi kryetarja e SHGE, Marija Georgievska në konferencën e sotme për shtyp.
Më shumë para për furnizime publike janë shpenzuar në Komunën e Qendrës, gjegjësisht 173 mijë euro ose 13 për qind nga vlera e përgjithshme e marrëveshjeve dhe në Qytetin e Shkupit ku janë shpenzuar 556 mijë euro ose 28 për qind e vlerës së përgjithshme të këtyre marrëveshjeve.
Nga Shoqata e gazetarëve ekonomikë rekomandojnë transparencë më të madhe të komunave, koordinim më të madh në këto sektorë, si dhe llogaridhënie më të madhe të komunave dhe Byrove për furnizime publike ndaj opinionit, gjegjësisht qasje të të dhënave në ueb-faqet e tyre. (koha.mk)