Komunat do t’i marrin nga AUV-ja mikroçipët e mbetura për kanakarët

Shkup, 14 janar – Gjithsej 74.260 kanakarëve iu janë vendosur mikroçip deri më 31 dhjetor të vitit 2019. Prej tyre, 71.076 janë qenë, 3.183 janë mace, ndërsa ka edhe një nuselalë.

Që ta ulë numrin e qenve endacakë, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) komunave do t’iu donojë mikroçipët për kanakarët që mbetën nga aksioni falas afati i të cilit ishte prolonguar dhe përfundoi më 31 dhjetor. AUV njëherit e shqyrton edhe mundësinë, që krahas mikroçipëve, të ndajë edhe vauçerë.

Siç bëri të ditur drejtori i Agjencisë, Zoran Atanasov me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, veçanërisht në pjesën e sterilizimit/kastrimit të qenve endacakë.

“Sterilizimi/kastrimi është propozuar me ndryshimet në Ligjin për mirëqenie të kafshëve i cili për momentin është në procedurë kuvendore. Ligji parasheh edhe rritjen e kompetencave të inspektorëve komunalë me çka do të intensifikoheshin kontrollet në raport me pronën përgjegjëse”, sqaroi Atanasov.

Shtoi edhe se me ndryshimet ligjore propozohet ndalesë për shitjen e kanakarëve personave të mitur. Sipas drejtorit të AUV-së, problemi me qentë endacakë është dhjetëvjeçarë dhe nuk mundet të zgjidhet për dy-tri vite.

Vitin e kaluar ishte shqiptuar gjobë në të holla prej 500 eurove për lënie të një kanakari.

Aksioni për mikroçipim falas i kanakarëve filloi në shtator të vitit 2018. Duhej të përfundonte më 31 mars të vitit 2019, por u prolongua deri më 31 dhjetor të vitit 2019. Nga 1 prilli, kur filloi afati i vazhduar, aplikimi i mikroçipëve filloi të paguhet nga 200 denarë. (koha.mk)