Shkup, 17 korrik – Qeveria në seancën e sotme e miratoi Programin për realizimin e mjeteve të parapara në buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2019 për investime kapitale në njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Programi, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, është me buxhet prej 117,5 milionë denarë. Një pjesë e mjeteve do të alokohen në rikonstruimin e Sallës Universale në Shkup, në ndërtimin e Shtëpisë Përkujtimore të Toshe Proevskit, në ndërtimin e Pallatit të Kulturës në Komunën e Bogovinjës, në rikonstrukimin dhe adaptimin Pallatit të Kulturës Shota në fshatin Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, për rregullim e objektit “Kino Manaki” – Manastir, si dhe projekte të tjera kapitale në kulturë në njësitë e vetëqeverisjes lokale.(koha.mk)