Komuna Qendër: Përmedorja e Qoses ishte ndërtim pa leje

Shkup, 22 shkurt  – Lidhur me mënjanimin e përmendores së Andon Janev Qoses prej para Gjykatës Supreme në Shkup, komuna Qendër sot kumtoi se pas hetimit të hollësishëm të gjendjes faktike, shërbimet e tyre kompetente sollën vendim se bëhet fjalë për ndërtim pa leje.

Gjatë ekspertizës së inspektorit të autorizuar ndërtimor të komunës Qendër, siç citohet, është konstatuar se përmendorja nuk është vendosur në mikro lokacionin e miratuar dhe vendimit të dhënë nga ana e Qytetit të Shkupit.

Nga komuna theksojnë se vendimi për ngritjen e përmendores së Andon Janev Qoses e ka sjellë Këshilli i atëhershëm i komunës Qendër më 28.12.2012 dhe këtu është bërë edhe shkelja themelore e ligjit, sepse në nenin 1 qëndron se “vendimi sillet për shkak të shënimit të veprës dhe respektit ndaj komitit maqedonas dhe revolucionarit të periudhës së Ilindenit”.

Sipas Ligjit për përmendoret memoriale dhe monumentet, ngjarjet dhe personalitetet që shënohen me përmendore memoriale duhet të jenë kryesisht të një rëndësie për zhvillimin e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë dhe për kontinuitetin e tij shtetëror-juridik dhe të jenë të sendërtuara në zhvillimin historik të vendit. Përmendore memoriale mund të vendosë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Këshilli i komunave, i qytetit të Shkupit dhe i komunave në qytetin e Shkupit për shënim me monumente të ngjarjeve dhe personaliteteve që janë me rëndësi të posaçme, duke paraqitur program për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara me monumente.

Vendimi për vendosjen e përmendores së Andon Janev Qoses është marrë nga ish-Këshilli i qytetit të Shkupit në mbledhjen e mbajtur më 14.07.2014, informojnë nga komuna Qendër.