Shkup, 27 shkurt – Ekipet dimërore të Komunës Qendër pa ndalë gjatë natës dhe sot kanë dalë në terren dhe lanë pastruar borën nga rrugët që janë nën kompetenca të komunës. Pastrohet me tre makina dhe një kamion të madh. Deri dje janë hedhur 60 ton kripë, kumtojnë nga Komuna Qendër.
Sipas nevojave dhe denoncimeve nga qytetarët pastrimi i disa rrugëve është bërë disa herë si për shembull në Mallo Kurilo, Vodno e Poshtme, Vodno, Kapishtec, Bunjakovec, Debar Maalo, Park, Kala, Prolet etj…
Luten qytetarët ti largojnë veturat e parkuara keq nëpëer rrugë, që të mund të pastrohet pa ndërpre bora.
Banorët e Komunës qendër mund të kontaktojnë dhe paraqesin problem në telefonat: 076 496 944, 076313387 dhe 076 313 381.