Shkup, 8 gusht – Komuna Qendër i ka sanuar gropat në rrugët e territorit të saj, kumtuan nga Komuna, duke theksuar se aksioni ka filluar pasi që qytetarët e paraqitën problemin.
“Janë sanuar gropat në rrugët Dimitrie Tucoviq dhe Leninova (Aminta 3) në Debar Mëhallë, ndërsa e njëjtë është edhe situata me dëmtimet në rrugën Divizioni i 50-të në Vodno, në afërsi të Qendrës klinike”, theksuan nga Komuna Qendër.
Thonë, aksioni do të zbatohet edhe në periudhën e ardhshme në rrugët Kapishtec, Dimitar Pandillov, Gjuro Gjonoviq dhe në rrugën Karaorman.
“Apelojmë deri te banorët që të paraqesin dëmshpërblime, që të munden autoritetet të intervenojnë menjëherë”, theksuan nga Komuna Qendër.