Tuz, 3 prill – Territori i Komunës së Tuzit mbetet i vetmi në Mal të Zi i izoluar si pasojë e koronavirusit. Zona e Malësisë u izolua më 17 mars pasi brenda një dite u konfirmuan 15 raste infektimi.
Siç njofton korrespondenti ynë Ali Salaj, autoritetet thanë se brenda 24 orëve të fundit në Mal të Zi u regjistruan 20 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në 160. (koha.mk)