Këshilli i Komunës së Tetovës me vendim unanim shpalli tre ditë zie me rastin e tragjedisë së djeshme, ku gjatë një zjarri humbën jetën nëna me katër fëmijët e saj. Këshilli i Tetovës, gjithashtu ka vendosur që nga mjetet rezervë të Komunës, familjes Zylbehari t’i ndajë ndihmë financiare me vlerë prej dy milionë denarësh. Komandanti i Zjarrfikësve, Ukë Aliti dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi kanë shprehur ngushëllime për jetët e humbura në këtë rast tragjik.
Pesë persona, nëna dhe katër fëmijët minorenë, pësuan nga zjarri që dje në mëngjes rreth orës 3 e 30 minuta e përfshiu shtëpinë e familjes Zylbeari në rrugn “Goce Dellçev” nr. 185 në Tetovë. Në këtë rast tragjik humbi jetën Fatime Zulbeari (39) dhe katër fëmijët e saj të moshës prej katër deri 13-të vjet, tre djem dhe një vajzë. Bashkëshorti i saj dhe babai i fëmijëve ka qenë rojtar nate dhe nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur zjarri.